Shoqëria Private e Sigurise Fizike “ GLOBAL SECURITY” sh.p.k e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit datë 17/10/2007 eshte krijuar me Vendim Gjykate Nr 38962 date 30.07.2007 dhe licensuar nga Ministria e Rendit Publik, me license 1.3 A me Nr.95/2 “Për shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të objekteve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të shtetasve, vendas dhe të huaj”.
Baza ligjore e veprimtarise së saj janë : Kodi Civil i RSH-së, Ligji Nr. 75 datë 10.07.2014 “ Për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike”, Ligjet Nr. 72, 74 datë 10.07.2014 “Për përdorimin e armëve të zjarrit, Urdhërat dhe udhëzimet e Ministrisë së Brendshme Nr . 308, 656 datë 22.05.2017.